Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestimi i Eldi Dizdarit, vetëm maja e ajsbergut: Kush është “Lushnjari” me 150 mln euro pasuri cash. Në dosje, edhe politikanë dhe biznesmenë

20:10 / September 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lushnjari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazerta Dita posedon pjesë nga dosja hetimore mbi organizatën e trafikut të drogës Kompania Bello, pjesëtarë të së cilës u arrestuan disa ditë më parë.

Nga analiza e të dhënave që gjenden në dosje rezulton se arrestimet e kryera deri më tani dhe informacionet e bëra publike janë vetëm maja e ajsbergut.

Pjesë e dosjes janë edhe rreth 30 emra personash të tjerë, më së shumti në Shqipëri.

Burimiet brenda grupit hetimor komentoi se kjo dosje për nga niveli i personave të përfshirë dhe shumave të jashtëzakonshme të parave në qarkullim mund të ndikojë raportet politike në Shqipëri, e nëse emrat bëhen publikë, ndoshta edhe vetë rezultatin e zgjedhjeve të pritshme.

Dosja përmban emra, foto, vend-takime, biseda telefonike të përgjuara, në të cilat implikohen politikanë dhe biznesmenë të njohur në Tiranë.

Personi kyç që lidh këtë rrjet personash me organizatën dhe me njëri tjetrin është ende i lirë.

Në publik kanë dalë shumë pak të dhëna për të, dhe më pas është heshtur. Disa ditë më parë në emisionin Opinion, një gazetar kronike, që ka emigruar jashtë vendit tha në lidhje nga SHBA se personi në fjalë njihet si “lushnjari”.

Gazetari u shpreh se personi në fjalë “ka më shumë lekë cash se të gjithë grupet kriminale që funksionojnë në Shqipëri. Unë dyshoj që është mbi 150 milionë Euro cash. Edhe rasti i Toyota Yarisit që ka ardhur në Shqipëri dyshohet se është e këtij personi nga Lushnja”.

Sipas dosjes, pjesë nga e cila janë publikuar dhe do publikohen në vijim, “lushnjari” është bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Eldi Dizdari, i arrestuar në Dubai për llogari të Italisë, por jo vetëm kaq.

Ky person ka ngritur rrjetin e tij të pastrimit të parave nëpërmjet investimeve duke përdorur kompani të ndryshme biznesi në Shqipëri.

Njëra prej tyre sipas dosjes është një kompani në Tiranë me aktivitet të gjatë import-eksport edhe nga vendet e Amerikës Latine.

Kompani të tjera po përdoren për ndërtime në Tiranë dhe bregdet, veçanërisht në rivierën e jugut.

Dosja përmban veç identitetit të plotë të “lushnjarit”, edhe emrat që po ndërtojnë me paratë e tij.

Dosja përmban dhe transaksionet bankare dhe si janë futur në sistem paratë nga kompanitë e mësipërme.

Gjithashtu është evidentuar edhe lidhja e këtyre kompanive me politikanë të caktuar.

Aty ka gjithashtu materiale mbi blerjet e luksit që personat e implikuar kanë kryer.

Përshembull, dosja jep detajet mbi një mjet sportiv Bugatti Veron, i blerë nga Dizdari në vlerën e jashtëzakonshme 4 milion dollarë, i transportuar në Dubai me avion të posaçëm.

Detajet mbi një mori mjetesh të tjera të lokalizuara në Shqipëri dhe jashtë saj gjenden po aty.

Përveç autoveturave, janë kryer blerje mjetesh luksi detare, jahte, skafe shpejtësie, etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.