Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte lajmëruar më herët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Takimi ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator në Shkodër, por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, ajo u shty më 2 tetor po në Shkodër. Por mësohet se ajo do të mbahet të premten në Tiranë.
