Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tenton të kalojë kufirin me pasaportë false, ndalohet në Qafë Thanë indiani

08:39 / September 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qafe thane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetas indian është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare është proceduar penalisht dhe një polak pasi kishte një armë gjuetie pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit apo armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.