Teuta Hoxha me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë është marrë nën hetim pas një kallëzimi penal të bërë në organin e akuzës nga avokati Agron Bajri. Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Task Forcë ka dorëzuar dosjen në ngarkim të saj në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe është kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë pezullimin nga detyra e Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë.
Në këtë kallëzim Hoxha i ka njohur të drejtën e pronësisë së një sipërfaqeje trualli prej 4 mijë metrash katrorë në periferi të kryeqytetit Dashamir Bathores, i dënuar afro dy vite më parë nga Gjykata Penale e Tiranës për falsifikim dokumentesh për të njëjtin truall, ngjarje për të cilën u dënua me 3 vite burg edhe noteri Nezir Murati shkruan infront.al.
Bathorja ishte dënuar në Gjykatën Civile për falsifikim në bashkëpunim, por pas përfundimit të gjyqit ai i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për marrjen e pronësisë së truallit. Gjyqtarja Teuta Hoxha në vendimin e dhënë, ka argumentuar se Bathorja duhet të njihet si pronar i truallit, edhe pse Gjykata Penale kishte dhënë vendimin e mëparshëm duke e dënuar atë./ Infont.al
