Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar e gjallë në det, dy vjet pasi ajo humbi kontaktet me familjen, në Kolumbi.
Angelica Gaitan u gjet në një gjendje të dobësuar me hipotermi.
46-vjeçarja humbi kontaktet me familjen e saj rreth dy vjet më parë. Se çfarë kishte bërë ajo në dy vite dhe si përfundoi në det, aktualisht kjo po hetohet nga policia.
Ajo u gjet duke notuar rreth një milje larg një plazhi i qytetit të Puerto Colombia në Atlantico, më 26 shtator.
Gruaja më vonë u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçarja e zhdukur, e cila u gjet nga peshkatari Rolando Visbal, në gjendje shumë të dobësuar.
Videoja tregon momentin kur Visbal dhe një mik i tij e gjetën dhe iu afrohen gruas , ndërsa ajo thuajse nuk reagoi fare.
Peshkatari më pas përpiqet të zhvillojë një bisedë me të dhe t’i japë ujë, por viktima, e cila shfaqet e mërzitur, fillon të qajë.
