Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Procesi i rindërtimit, çfarë duhet të dini për banesat dhe shkollat që po ndërtohen

17:28 / September 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rindertim 696x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse jeni njëri prej personave që ka humbur banesën, që keni fëmijë që u është prishur shkolla, që ju është dëmtuar biznesi, që keni problemin e familjarëve të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, sot për ju ka një lajm të mirë.

Në një konferencë në lidhje me procesin e rindërtimit, Kryeministri Rama, ditën e sotme shpjegoi të gjithë situatën me atë që po ndodh me kantieret anembanë vendit.
Sipas kreut të qeverisë, në territorin e Tiranës janë në zbatim apo në prag të fillimit të zbatimit 70 projekte.

Projektet në fjalë, me një vlerë të përgjithshme prej 9.5 miliardë lekësh (rreth 80 mln euro) ndahen në: • 17 shkolla • 16 projekte për banesa individuale • 14 konvikte • 5 kopështe • Si dhe një projekt për infrastrukturën e përgjithshme publike, çerdhe, qendër shëndetësore, ndërtesë multifunksionale shërbimesh, qendër sociale, godina komunitare.

Këto projekte kanë një impakt direkt në jetën e 17 mijë personave si dhe pritet të punësojnë deri në 15 mijë persona. Në pjesën tjetër të territorit të impaktuar nga tërmeti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në fazë zbatimi apo në prag të nisjes së punimeve për rreth 30 projekte të tjera, me një vlerë të përgjithshme prej 7.5 miliardë lekësh (rreth 62 mln euro).

Këto projekte ndahen në: • 22 projekte për rindërtimin në total të 37 shkollave dhe kopështeve • 6 projekte të infrastrukturës rrugore dhe urbane • Projekti për ndërtimin e 677 ndërtesave individuale • Projekti për rindërtimin e një konvikti. Në total, këto projekte impaktojnë direkt jetën e 25 mijë personave dhe gjenerojnë 2 mijë vende pune direkte, mijëra më shumë indirekt.

Paralelisht, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka në proces 35 procedura studimesh dhe projektesh. Konkretisht bëhet fjalë për: • 18 zona të reja zhvillimore • 31 pallate • 2235 banesa individuale. Këto projekte impaktojnë direkt jetën e 33 mijë qytetarëve të tjerë.

Këto projekte, nga Bashkia Tiranë, FSHZH dhe AKPT përbëjnë zemrën e luanit të paketës së rindërtimit, por jo paketën përfundimtare e cila do të vijojë të pasurohet me projekte të tjera. Për të financuar procesin kolosal të rindërtimit si dhe nevojat imediate të të mbijetuarve, qeveria shqiptare vendosi në dispozicion të rindërtimit 34 miliardë lekë në këtë vit buxhetor. Në vitin e ardhshëm parashikohen 25 miliardë shtesë si dhe në vitin 2022, 6 miliardë më shumë. Shifër që pritet të shtohet edhe nga grantet, donancionet dhe financimet e huaja të padisbursuara.

E gjithë kjo do të bëjë që rindërtimi të udhëheqë edhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas COVID, e konkretizuar nga një rritje shumë e lartë ekonomike në 3 vitet në vijim. Kështu, sipas të dhënave zyrtare të mbështetura nga Banka Botërore, pritet që vitin e ardhshëm ekonomia të kthehet në rrugën e duhur me një rritje prej 9-10%.
Specifikisht, bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 1.3 përqind në vit në terma real përgjatë periudhës 2021-2023.

Industria me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.2 përqind në të njëjtën periudhë. Ndërtimi me rritje mesatare vjetore prej rreth 3.6 përqind Shërbimet me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.7%. E gjithë kjo do të gjenerojë një rritje të rëndësishme të punësimit në vend, me papunësinë që projektohet të reduktohet deri në nivelin e 8%, nga 11.5% që është aktualisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.