Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimet e fshehta të grekëve dhe zbulimet e gjeologëve shqiptarë, çfarë fsheh nëntoka e detit Jon?

01:04 / September 30, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4F612638 7672 4F8B 9205 354C681B0800
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Faktet tregojnë se grekët prej vitesh janë prezentë me punime sizmike në detin Jon, shumë pranë zonës së diskutueshme mes dy vendeve. Madje, në vitin 2015, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dërgoi Athinës zyrtare 2 nota proteste ndaj kërkimeve për naftë, pranë zonës së pa-delimituar mes dy vendeve.Siri Hamiti-“Ata, natyrisht që i kanë bërë në zonën e tyre territoriale. Afër limitit të kufirit të mundshëm tone”. Në vitin 2003, pesë prej specialistëve më në zë në vendin Helen, publikojnë një studim në revistën e gjeologjisë së naftës në Greqi, me titull: “Fushat e naftës e gazit në Shqipëri, a ekzistojnë fusha ekuivalente në Greqi”?

Gjergji Foto-“Për të thënë që është apo nuk është perspetivë kjo zonë nisen pastër nga vendburimet tona shqiptare, të zbuluar në territorin tonë për shkak se ato formacionet gjeologjike vijojnë edhe në Jug, Greqi, ata kanë të drejtë se në gjeologët përdorim analogjinë. Kanë të drejtë të supozojnë se meqë Patos-Marinza është e pasur, normalisht është e mundur të gjejmë edhe këtu meqë janë të njëjta formacione shkëmbore.

Greqia ka nënshkruar disa kontrata koncesionare ku përfshihen kërkimet për naftë edhe në detin Jon. Në këtë hapësirë, janë dy blloqe të mëdha kërkimi. Siç shihet, blloku i parë është në pjesën veri-perëndimore të Korfuzit, dhe prek zonën e diskutueshme me Shqipërinë. Gjergji Foto-“Pritshmëria për analogji, pritshmëria e puseve që mund të shpohen në Veri-Perëndim të Korfuzit, atje ku qëndron problem, me këto të dhëna nuk është ndonjë pritshmëri kushedi se çfarë, nuk arrihen vendburimet tona, të jeni të sigurt.

Ksenofon Krisafi-“Këtë e dinë gjeologët, gjeodetët etj..por dihet që ai është pellg që mbart hidrokarbure të fsheura, si i itllë askujt nuk i lejohet nga maja e piramidës, e deri te negociatorët që të thonë ne nuk e dimë, mund të ketë e mos të ketë, ne duhet të bëjmë llogaritë që aty ka shumë, që të marim atë që na takon..

Siri Hamiti –“Ne shprehemi që duhet të vazhdojmë punimet e kërkimeve, velrësimit të mëtejshëm sidomos me punime më të detajuara, a ekziston prespektiva e naftës dhe gazit në vijën tonë bregore? Mund të ketë, por edhe mund të mos ketë.. Shumë pranë ishullit Erikuza, Greqia ka shpuar një pus dhe rezultatet kanë qenë negative. Por, këto të dhëna të cilat ne njohim, janë vetëm ato çfarë grekët kanë dashur të jenë publike. Nga kërkimet e zhvilluara pranë zonës së diskutueshme, gjithçka është mbajtur e fshehtë.

Siri Hamiti-“Rezultatet e puseve të tyre ne nuk i dimë se ata nuk na i japin por mund të themi këtë që sidomos zona e ishullit të Korfuzit është e njëjtë me ndërtimin gjeologjik tonin, nëse ata kanë rezultate andej, edhe ne na hapet zonë perspktive.

Gjergji Foto- “Përfundimi është ky që perspektiva e asaj zone janë shumë të dobëta, dmth janë jashtëzakonisht të dobëta siç i përshkruajnë vetë. Kjo nuk do thotë që nuk do gjendet kurrë, gjeologjia nuk është shkencë ekzakte”.

Në fakt, Inxhinieri Hamiti zbulon për Top Story se në detin territorial shqiptar, janë identifikuar zona me prespektivë që kërkojnë studime dhe ekspedita të mëtejshme kërkimore.


Siri Hamiti-“Ne ndërtojmë harta të thellësisë së objektit gëlqerorëve. Dmth nëse imagjinojmë një mal të Dajtit, të vendosur në thellësi 3-4 mijë metra, dhe sipër gëlqerorët të jenë mbuluar me argjila. Ky mali poshtë ka naftën. Gëlqerori shërben si kurth i naftës. Dhe duhet që të jetë sipër edhe argjila, kto janë gjetur dhe ne i kemi takuar”.

Pra, pritshmëritë për naftë dhe gaz në detin Jon janë reale. Kjo, duket të jetë një arsye e fortë pse grekët prej vitesh ushtrojnë presion për zgjerimin e ujrave territorialë drejt detit Jon në kundërshtim madje me ligjin e shtetit grek që parashikon 6 milje det territorial.

Siri Hamiti-“Ne flasim për kufirin aktual ku jemi sot dhe themi që brenda territorit të ujrave tona, të bllokut ‘Joni 5’ kemi struktura me prespektivë që kërkojnë punime akoma më të thelluara për të bërë mundur vendosjen e pikave të shpimit, por ne nuk kemi kapacitete, bëhet vetëm me marrveshje me firma të huaja”.

Siri Hamiti-“Pikërisht në sektorin afër Himarës, janë dhënë 3 struktura prespektive për naftën dhe gazit…Strukturat D, E dhe B, kshu i kemi emërtuar, gjeografikiisht ndodhen përballë Dhërmiut dhe Himarës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.