Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Toka e mbushur plot me viktima, dalin pamjet e rënda nga lufta Armeni-Azerbajxhan

11:38 / September 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f744b41b8364
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Azerbajxhani njoftoi se më shumë se 550 ushtarë të ushtrisë armene u vranë dhe u plagosën në përleshjet e djeshme.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, gjatë përleshjeve u shkatërruar 22 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 15 sisteme raketash kundërajrore OSA, 18 mjete ajrore pa pilot, 8 topa të artilerisë të ushtrisë armene.

Sipas deklaratës, më shumë se 550 ushtarë armenë u vranë dhe u plagosën, ndërsa u shkatërruan edhe 3 depo municioni që i përkisnin ushtrisë armene. Në përleshjet rreth fshatit Talysh afër zonës Terter, komandanti i batalionit ajror armik, nënkoloneli Lernik Babayan, u vra dhe personeli i njësisë ushtarake nën komandën e tij pësoi humbje të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se disa lartësi rreth fshatit Talysh u pastruan nga forcat pushtuese.

Ministria publikoi gjithashtu imazhe ajrore të kufomave të ushtarëve armenë. Në deklaratë, u raportua se pozicionet e ushtrisë armene u goditën me raketa dhe artileri dhe forcat armene u tërhoqën. “Për shkak të numrit të madh të ushtarëve të plagosur në ushtrinë armene, ka një mungesë hapësire në spitalet ushtarake dhe spitalet civile, ndërsa po jetohet edhe mungesë në rezervat e gjakut. Si gjithmonë, pala armene fsheh numrin e vërtetë të viktimave në ushtri nga njerëzit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani paralajmëroi ushtrinë armene, e cila vazhdon të qëllojë mbi vendbanimet civile. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, bëhet e ditur se ushtria armene hapi zjarr në qytetin Terter nga orët e mëngjesit, ndërsa thuhet se “Ne e paralajmërojmë Armeninë për herë të fundit. Edhe ne do të kundërpërgjigjemi për të marrë masa”.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev nënshkroi dekretin për të deklaruar mobilizim të pjesshëm në vend. Sipas dekretit, Shërbimi Ushtarak dhe i Mobilizimit të Azerbajxhanit do të zbatojë masa në lidhje me rekrutimin e ushtarëve, mobilizim dhe transportin e tyre. Përleshjet filluan dje në mëngjes pasi forcat armene hapën zjarr në vendbanimet civile të Azerbajxhanit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan. Pas kësaj Ushtria Azerbajxhanase nisi një kundërsulm./TRT/

  • 640 0 5f744b41db44c
  • 640 0 5f744b42a1397
  • 640 0 5f744b45a6f14
  • 640 0 5f744b427d394
  • 640 0 5f744b4208abe
  • 640 0 5f744b41985da
  • 640 0 5f744b4231238
  • 640 0 5f744b4257646

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.