Partia Demokratike i është përgjigjur sërish ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me akuzat për ndryshimin e gjendjes civile të qytetarëve.
Ish deputeti Enkelejd Alibeaj nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Lleshaj po i mashtron njerëzit e se do i zhvendosë 300 mijë qytetarë nga vendbanimi i tyre.
Postimi i Enkelejd Alibeaj
I KAPUR NE FLAGRANCE!
Sander Lleshaj paska mashtruar serish per skandalin e manipulimit te listave te gjendjes civile dhe listave te zgjedheseve!
Si i pandehur i kapur ne flagrance, u perbetoka se lista e zgjedhesve nuk do te ndryshoje. Dhe po si te pandehurit qe krimin e cojne deri ne fund, rrefen se do te zhvendose 300 mije qytetare nga vendbanimi i tyre. Injoranca nuk eshte alibi per t’i shpetuar ndeshkimit ligjor !! Mesimi i pare, per kedo zyrtar shteti eshte: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!
Per Lleshajn dhe te gjithe ata qe duan te manipulojne listat e zgjedhesve, te lexojne nenin 46 te Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhesve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” eshte thelbesor!!
Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendre votimi dhe përmban të gjithë zgjedhësit që kanë vendbanimin e regjistruar në RKGJC në atë zonë qendre votimi. Përfshirja e zgjedhësit në listë bëhet mbi bazën e kodit të vendbanimit. Një zonë qendre votimi ka jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj.
