Gazetari Artan Hoxha, komentoi deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha për vrasjen e Azem Hajdarit dhe tha se ky i fundit e ngatërroi me qëllim emrin e Fatmir Haklajt me atë të Shkëlqim Haklajt.
Gazetari tha se Shkëlqim Haklaj u vra fill pas mitingut të zhvilluar nga Berisha në Tropojë, ku prezantoi kandidaturën e Azem Hajdarit.
Sipas tij, Fatmir Haklaj kërkoi ta vriste Hajdarin, pasi dyshonte se ky i fundit ishte i përfshirë në vrasjen e të vëllait dhe për këtë gazetari pretendon se ish-dhjetoristi takoi Muharrem Haklajn.
Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Top Talk” se Hajdari i dha Muharrem Haklajt një kasetë dhe 10 ditë pas kësaj Fatmir Haklaj vrau Azemin.
“Berisha ngatërroi ermin e Shkëlqimit dhe Fatmirit. Pse Berisha tha Shkëlqim Haklaj? Berisha nuk e ka përmenduar asnjëherë në publik emrin e Fatmir Haklajt dhe ditën që Berisha ka shkuar në Tropojë për të paraqitur kandidaturën e Azemit, mbas këtij mitingu u vra Shkëlqim Haklaj.
Fatmir Haklaj e akuzonte Azem Hajdarin se ishte i përfshirë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Për këtë gjë ata i bënë një atentat Azem Hajdarit në maj të ’98-ës por nuk u vranë dot.
Azem Hajdari konceptoi se ishte në rrezik dhe bëri një takim me Muharrem Haklajn. Dhe gabimi i Azemit ishte se Muharrem Haklajn e takoi në selinë e PD, në zyrën e tij në kat të dytë.
Ai i thotë se e heq përgjegjësinë nga vetja, i thotë që nuk kam gisht unë dhe djali jot u vra nga këtu dhe në fund duke e ditur që Muharremi është moshë e madhe i thotë merre kasetën çoja Fatmirit dhe më kthe përgjigje mbas 10 ditësh dhe fiks mbas 10 ditësh u parkua ajo makina dhe u vra Azemi”, theksoi ai.