Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku raportohet se janë përplasur tre autmojete pranë unazës së Shkozetit.
Në aksident është përfshirë një mjet tip “Benz” si dhe një mjet tjetër tip “Pajero”.
Mes automjeteve është përfshirë edhe një furgon me sportistë.
Furgoni me sportistë i përket ekipit të Egnatias së Rrogozhinës.
