Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dozat e drogës gati për shitje, si u arrestua 32-vjeçari në Tiranë

10:30 / October 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dozat me kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar në sajë të operacionit të koduar “Collaboration 2”, duke sekuestruar kanabis, një makinë dhe një celular.

Policia kishte marrë informacione dhe bëri kontroll në shtëpinë e tij në rrugën “Bil Klinton” ku gjeti gjithashtu 4 kg kanabis një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.

Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.