Shtimi i rasteve ka bërë që Greqia të shtyjë masat e “izolimit” të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë dhe për 12 ditë të tjera.
Masat e reja kanë hyrë në fuqi nga sot, dhe do të fillojnë të zbatohen deri më 12 tetor, për të “frenuar” ritmin e të infektuarve të rinj. Për Shqipërinë do të vijojë rregulli i mëparshëm, ku 300 qytetarë do të lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija, dhe me vete duhet të kenë test negativ për COVID-19, vërtetim të përkthyer dhe formularin PFL grek.
Ndërsa linjat ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të mbyllen me të gjitha aeroportet, me përjashtim të atij Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”.
Që nga shfaqja e rasteve të para dhe deri më tani Greqia ka shënuar 18,475 të infektuar dhe 391 persona të vdekur.
