Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Manjola Cukut, nëna e saj thyen heshtjen: E gjetën fëmijët të mbuluar me gjak dhe të zhveshur…

12:42 / October 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjarja 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 janë trajtuar ngjarje të cilat kanë shokuar mbarë opinionin publik. E tillë ishte dhe ngjarja makabre e ndodhur në 1 shkurt të 2020 në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri vrau me thikë bashkëshorten Manjola Cuku.

Vrasja ndodhi brenda në banesë, aty ku ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit, në moshë fare të mitur. Lulzim Cuku masakroi me thikë bashkëshorten dhe e mbylli atë me çelës në tualet, u largua nga banesa, ndërkohë që telefonoi kunatën e tij se e kishte vrarë Manjolën dhe se ajo duhet të njoftonte policinë.

Fëmijët të tronditur zgjohen nga gjumi dhe gjejnë nënën të masakruar në tualet. Vajza e madhe që ishte vetëm 10 vjeç rrëmbeu telefonin e të ëmës dhe telefonoi gjyshin, duke i thënë se babai kishte therur me thikë mamin. Ngjarja mori përmasa tragjike që edhe pse sot kanë kaluar gati 7 muaj ende trauma dhe tragjedia e vrasjes së Manjola Cukut është mes prindërve të saj dhe fëmijëve.

Për here të parë pas tragjedisë nëna e Manjola Cukut thyen heshtjen.

Ajo rrëfeu sot në studio detaje rrëqethëse nga biseda me nipërit që e gjetën Manjolën pa shenja jeta. E ëma e Manjolës hedh dyshime se natën e krimit dhëndri i saj Lulëzimi është ndihmuar edhe nga i vëllai.

“Në orën 6 janë vënë herët në gjumë fëmijët. Ata zakonisht flinin vonë në orën 1 të natës. Nuk dinë asgjë fëmijët se cfarë ka ndodhur mes prindërve atë nantë. Vajza e madhe e ka parë nënë e saj të vrarë në tualet. Vajza e madhe tha dola dhe pashë gjurma gjaku…mendoj që ka qënë edhe kunati aty atë natë kur e ka vrarë se po të kishte sherr në familje do ngriheshin fëmijët nga gjumi. Mendoj që ata e kanë marrë me forcë vajzën. ‘Hapi sytë, na pa dhe pastaj nuk i celi më’, kështu më thanë fëmijët. Humbja e jetës nuk është nga goditja me thikë por nga hemorragjia, Fëmijët thonë se mami ka qënë e zhveshur. A ka më krim se sa ka bërë ai? A i duhet varur se fëmijët e tërhoqën zvarrë nënë e tyre, e nxorën nga tualeti u bënë gjithë gjak.

Lexo edhe- Tronditet Durrësi/ Krim në familje, burri vret me thikë gruan në sy të tre fëmijëve

Unë mendoj që nxitës në këtë histori kanë qënë të dy kunetërit e Manjolës, ndërsa dyshoj që atë natë kanë qënë Dashamiri ose Fatosi. Shkonte me cu fëmijët në shkollë e ruante kunati nga pas. Me vajzën flisja thoshte nuk kam njeri, se e akuzonin për tradhti, i thoshin ke dashnor. Ajo thoshte le të ma gjejnë..Sipas tyre ka folur në telefon natën. Telefonin e ka lënë në karikim një natë vajza dhe ka shkuar të flejë, ka rënë një zile burri nga Greqia dhe ajo nuk e ka hap, ka rënë në gjumë. Burri që nga ajo natë i thoshte më ke tradhtuar se nuk ma hapte telefonin”,- tha nëna e Manjolës./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.