Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur sërish në Twitter kryeministrit Edi Rama lidhur me programin e pesë pikave të Partisë Demokratike.
Basha thotë se gërvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin e Edi Ramës.
“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.
