Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Covid-19/ Situata në shkolla, Eugena Tomini: Ekzistojnë disa skenarë, nëse do të ketë shpërthim të virusit, por është ende herët

15:23 / October 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertja e Inspektoratit Shëndetësor Publik, Eugena Tomini, foli në rubrikën “Opinion”, në Neës24, për ecurinë e vitit të ri shkollë në kohën e pandemisë së koronavirusit. Tomini tha se strukturat arsimore dhe prindërit kanë zbatuar me përpikmëri masat anti-Covid, duke theksuar se ka pasur edhe raste infektimi, ku janë marrë masat e izolimit të personave, apo edhe të një klase. Sipas ekspertes së ISHP, është ende shumë shpejt për të folur për një skenar të errët të mbylljes së shkollave, duke shtuar se aktualisht ekzistojnë disa skenarë për situata të ndryshme, me të cilat mund të përballemi në vijim.

“Ka pasur sensibilizim nga të gjitha strukturat arsimore, por edhe nga prindërit, për të zbatuar me përpikmëri masat. Kemi evidentuar kontakte të ngushta dhe i kemi izoluar. Ekzistojnë disa skenarë, nëse do të ketë shpërthim të virusit, por është ende herët. Jemi duke monitoruar në mënyrë intensive për të evidentuar në kohë çdo rast. Jemi akoma herët për të thënë nëse do të shkojmë drejt një skenari të errët, për mbylljen e shkollave”, tha Tomini.

Ndërkohë, Tomini iu përgjigj pyetjes së një prindi, i cili ngrinte shqetësimin se “Fëmija im kishte temperaturë, e hoqa nga shkolla, i bëra tamponin, por kam katër ditë që nuk marrë përgjigje. Si do bëhet me të?

Tomini: Një personi që i merret tamponi nuk do të thotë që rasti është negativ. Nuk nxitojmë për ta kthyer direkt në shkollë, pasi së pari na intereson shëndeti. Mund të kemi edhe mësues që iu del tamponi në shkollë, por nuk duhet të nxitojmë për t’i kthyer në shkollë, sepse shenjat mund të dalin më vonë. Zotëria mund të më kërkojë ndihmë mua ose strukturave përkatëse, por e theksoj se në periudhë pandemie mund të kemi vonesa në përgjigje, por jo neglizhencë. Në rastin në fjalë mund të interesohem dhe të marrë informacion të detajuar, por edhe nëse fëmija del negativ, ai nuk mund të kthehet direkt në shkollë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.