10 bizneset më të mëdha në Shqipëri kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së mëparshme.
Kryeministri Edi Rama solli sot disa të dhëna nga regjistri i Tatimeve ku shihet qartë diferenca në pagesën e taksave për këtë kategori biznesi, mes periudhave 2006-2013 dhe 2014-2019.
Pasi e ndau në rrjetin e tij social Facebook, lumë reagimesh ka patur nga ndjekësit e tij.
Një qytetar i shkruan se kryeministri Rama po bën propagandë. Ai tha se do t’i humbë zgjedhjet pasi votuesit do ti japin goditjen e merituar.
Rama i përgjigjet se kur disave nuk iu pëlqejnë shifrat u duket propagandë.

