Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana i jep fund ëndrrës europiane, mundet thellë nga Young Boys (VIDEO)

22:38 / October 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
young1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merr fund në mënyrën më të keqe të mundshme ëndrra e Tiranës për të luajtur në grupet e Europa League. Skuadra bardheblu pësoi një humbje të thellë 0-3 në Bërn ndaj Young Boys. Trajneri Egbo e nisi me formacionin e zakonshëm, me Muçin të vetëm n sulm, të mbështetur nga Torassa dhe Cale. Dominimi i skuadrës zvicerane është asfiksues në fushën e lojës.

Ngamaleu humbet një rast të pastër në minutën e 8-të, duke e dërguar topin mbi kuadrat. Dy minuta më pas Tirana kundërpërgjigjet me Cale, por më pas loja e tyre shuhet, duke u mbyllur në mbrojtje. Në fundin e fraksionit të parë, Young Boys do të përfitonte më së miri nga përgjumja e mbrojtjes bardheblu. Pas një aksioni të Ngamaleut në krahun e majtë, topi shkon në qendër për Fassnacht, i cili arrin që të shënojë me kokë në portën e Bekajt.

Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, ndërkohë që fraksioni i dytë nis në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi vendasit do të gjenin shumë shpejt golin e dytë. Në minutën e 52-të, Bekaj bën një pritje shumë të mirë, por më pas topi shkon në këmbët e Nsame, i cili e ka të thjeshtë që ta shtyjë “sferën” në rrjetë. Tirana jo vetëm që nuk reagon, por lë hapësira të shumta në prapavijë. Pikërisht nga gabimet e shumta do të përfitonte Nsame, i cili përshëndeti për herë të tretë rrjetën e portës së bardhebluve.

Për ta bërë edhe më dramatike situatën do të mendonte Torassa, i cili pas një ndërhyrje të ashpër mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Tiranën më 10 lojtarë për thuajse gjysmë ore lojë. Duke parë situatën e kundërshtarëve dhe rezultatin, Young Boys u kursye në minutat e fundit të ndeshjes duke mos ushtruar shumë presion. Tirana në këtë mënyrë mbyllë këtu aventurën në Europë këtë sezon, pa lënë gjurmë në fazën “Play-Off”, atje ku e siguroi një biletë me shumë fat. Një lojë e dobët e ndikuar, edhe nga fakti që nuk luajnë një ndeshje zyrtare prej një muaji. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.