Spekaktli i famshëm “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën është rikthyer këtë sezon dhe siç tregon vetë moderatorja është ndër më të ndjekurit.
Mirëpo, diçka ka ndodhur me videon e puntatës së të shtunës, që nuk i ka pëlqyer aspak Luanës.
Videoja ka pasur probleme në Youtube dhe moderatorja është shqetësuar nëse dikush e ka bërë me qëllim, apo e ka kapur syri i keq.
Në një postim në InstaStory, Luana shkruan:
“S’e di kush na mori mësysh apooo e bërë qëllimisht, por asgjë nuk na ndalon. Emisioni i parë i “Shiko kush luan” sapo i kapi për vetëm 4 ditë 1 milion klikime. Me problemin po merremi.”- ka shkruar ajo.

