Presidenti Meta ka paralajmëruar maxhorancën që ti qëndrojë strikt marrëveshjes së pesë qershorit, shkeljen e të cilit do e quante atentat.
Teksa u pyet nëse do të rrëzojë me dekret ndrysimet e njëanshme të kodit të ri zgjedhor, Meta tha prerazi se shkeljen e 5 qershorit do ta konsiderojë atentat ndaj të ardhmes europiane dhe demokracisë.
“Ka momente kur nuk kam shumë dëshirë të flas por kaloj në veprim, është e mira të respektohet 5 qershori. Nëse ka ndryshim të moralshëm që i intereson publikut dhe qytetarit dhe që mua kënaqësi më jep, nuk më jep shqetësim, është të hapen listat 100%. Nëse shkelet 5 qershori përgjegjësia do ti mbetet atyre apo atij që e shkel sepse do ta konsideroj atentat kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe demokracisë dhe si përpjekje për të krijuar një juntë. Nuk do të pranohet me asnjë lloj çmimi as nga shqiptarët dhe as nga Presidenti. Nuk mund të lejojmë dhe nuk do të lejojmë instalimin e një grushti shteti, do të bëhet një shembull për gjithë botën” tha Meta.
