Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të medias lidhur me deklaratën e një ditë më parë të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili e sfidoi në debat të drejtë për drejtë kreun e shtetit.
Gjatë konferencës me kryeministrin e Kosovës, Avduallah Hoti, Rama u shpreh se në këtë rast nuk pranon të flasë për çështjet e brendshme.
“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj, por është një mik në shtëpi. Unë i qëndroj besnik asaj që kam thënë qysh në krye të herës, në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë.
Sikundër jam i bindur psh, që kur vjen një vëlla nga jashtë, në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon se çfarë halli ka me vëllain e vjehrrës. Kështu që ka kohë për të diskutuar për këto”, tha Kryeministri Edi Rama.
