Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Armën në kokë për 4 mijë euro, ngjarja e bujshme e të arrestuarit të sotëm si vrasës me pagesë

18:00 / October 2, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 5 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia arrestoi sot Dod Gjikolajn nga Shkodra u arrestua sot në Gjirokastër me kërkesë të Kosovës pasi dyshohet se ka kryer një sërë vrasjesh me pagesë aty.

Sipas policisë, Gjikolaj dyshohet se ka kryer vrasje me armë dhe lëndë eksplozive në Kosovë kundrejt pagesës.

Por, Gjikolaj nuk është një emër i panjohur edhe në Shqipëri.

Ai u arrestua në vitin 2017 pasi sipas policisë mori peng Pjetër Narkajn për borxhin prej 4 mijë eurosh të pakthyer.

Narkaj dhe Gjikolaj kishin lënë të takoheshin për të mbyllur çështjen e borxhit, por pasi nuk ka marrë atë që priste, ky i fundit i ka vendosur Narkat pistoletën në kokë duke e marrë peng.

Kanë qenë familjarët e Pjetër Narkajt të cilët i kanë telefonuar policisë, pasi ai nuk u përgjigjej në telefon. Të vetëdijshëm për borxhin që i kishte 38-vjeçarit, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë.

Pas njoftimit, policia u vu në ndjekje të tyre dhe pas disa orësh, ka arritur që të ndalojë dy personat në fjalë në një banesë në periferi të qytetit të Shkodrës, ku ata kanë qëndruar për disa orë, ku ndërhyrja e policisë bëri që të lirohej pengu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.