Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ristani e thotë hapur: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI! Më vjen keq që Topalli s’është në lista

18:05 / October 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ristani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në Report TV ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.

“Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.

Por ne nuk i përkasasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave“, tha Ristani.

Gjatë intervistës ai është pyetur edhe për të larguarit e PD, specifikisht për ish-deputeten Jozefina Topalli, e cila nuk është përfshirë në listat e PD për kandidate për deputete. Ristani tha se i vjen keq që ajo nuk është përfshirë në lista dhe se do të preferonte që jo vetëm Topalli, por edhe disa kontribues të tjerë të vjetër të PD, të ishin në këto zgjedhje.

“Unë do kisha preferuar që jo vetën Topalli por edhe disa kontribues të vjetër të PD qtë kishin qenë në këto zgjedhje e ti përballonim së bashku.

Unë jam një natyrë që vështirë t’i prish marrëdhëniet me dikë. Kam marrëdhënie të mira, normale. Zonja Topalli është një personalitet në politikën shqiptare, dhe nuk kam qenë unë. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Unë personalisht do të doja të ishim së bashku”, shtoi ndër të tjera ish-deputeti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.