Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip “BMW X6” dhe një “Golf 4”. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia.
