Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përcjell një tjetër mesazh për politikën shqiptare në aktivitetin për 30-vjetorin e bashkimitë të Gjermanive.
Ai ka apeluar për respektim të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore. Sipas tij zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 25 prill janë kyçe për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
“Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende” shprehet Ambasadori.
Mesazhin Ambasadori e përcolli gjatë pritjes së organizuar për këtë përvjetor jubile që për shkak të pandemisë ishte e kufizuar.
