Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot pasdite, në orën 16:00 pallatin 14 katesh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit të 26-nëntorit të kaluar. Siç u njoftua edhe nga vetë IKMT-ja, shembja u krye me shpërthim të kontrolluar, në trupin e objektit janë hapur 5 mijë furnela dhe u përdorën 130 kilogramë lëndë eksplozive, tritol, i llojit C4.
Gjatë shpërthimit, mësohet se ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave të armatosura, i cili nuk ka ruajtur distancën e duhur nga pallati. Efektivi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ky pallat pësoi dëme dhe u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar, ekspertët e klasifikuan të pabanueshëm dhe bënë gati përgatitjet për ta shembur.
NJOFTIMI I MM-së
Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12 katësh, ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të demtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të veshtira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e ketij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme.
