Padyshim që një nga pyetjet në testin e Gjuhës dhe Letërsisë për maturën shtetërore, ishte ajo e “Çfarë bëri Turi”, e cila bëri xhiron e rrjetit.
E për t’ju përgjigjur kësaj çështja, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ se ajo ishte një pyetje logjike. Mes të tjerash Kushi tha se shumica e maturantëve i ishin përgjigjur saktë pyetjes, shkruan BalkanËeb.
Ç’mund të na thoni për pyetjen ‘Cfare beri Turi’?
Që ditën e parë në ministri kam marrë informacion mbi rezultatin e testimit. Një pjesë e madhem një përqindje e lartë e maturanten i janë përgjigjur saktë pyetjes së ‘Turit’. Rinia po fillon të përshtatet me pyetjet logjike. Pyetjes së ‘Turit’ i janë përgjigjur saktë shumica e maturantëve.
A do të kthehen tarifat e masterit pas?
Tarifat e masterit janë në dorën e universiteteve, i vendosin vet ata në bazë të autonomisë. Ne jemi të angazhuar maksimalisht me ato që janë marrë përsipër për paktin me Universitetin.
A do kemi një opsion për auditorë gjysmë online?
Patjetër që po. Universitet janë autonome, s’mund të imponohemi. Na ka rezultuar nga një sondazh që është bërë gjatë muajve të parë të pandemisë, jo në të gjitha universitet është zhvilluar mësimi njësoj. Ndaj e zhvilluam këtë takim me rektorët. Tani ky është një normalitet i ri dhe nuk duhet të çedojmë në cilësinë e Arsimit të Lartë. Kam një shqetësim të madh për degën e Mësuesisë.
