Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan

19:41 / October 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasada Amerikane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë detajet rreth vizitës së nën Sekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Ambasada thekson se takimet e zhvilluara ditën e sotme të nën Sekratarit, Krach me drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar shënuan dy piketa të rëndësishme të marrëdhënieve midis vendeve tona:

“Fillimisht, një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim Ekonomik u nënshkrua nga Nënsekretari i SHBA Krach dhe Ministrja Shqiptare e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Pas nënshkrimit, në emër të Shteteve të Bashkuara, Nënsekretari falënderoi qeverinë shqiptare për kundërveprimin ndaj ndikimit keqdashës, për angazhimin e saj për sigurinë 5G dhe rrugën e pastër 5G, si dhe që është një partnere e vlefshme dhe udhëheqëse e rëndësishëm në këtë përpjekje.

Më pas, Nën Sekretari Krach dhe Kryeministri Rama dëshmuan nënshkrimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës midis qeverisë shqiptare dhe një prej kompanive më të njohura të inxhinierisë dhe ndërtimit në Amerikë, Bechtel. Ky hidrocentral do të ndihmojë vendin në përpjekjet e tij për të rritur kapacitetin e energjisë. Nën Sekretari Krach përshëndeti interesin e Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe shprehu besimin e tij se Bechtel do të ishte një partner i shkëlqyeshëm” shkruhet në statusin e Ambasadës.

Statusi i Ambasadës:

Sot, Nën Sekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimeve të tij, Nënsekretari Krach shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në përpjeket në luftën ndaj korrupsionit dhe shtetit të së drejtës, të cilat, kur të jenë të suksesshme do të sjellin më shumë investime dhe mundësi biznesi nga Shtetet e Bashkuara.

Vizita e Nën Sekretarit u shënua gjithashtu nga dy piketa të rëndësishme në marrëdhëniet midis vendeve tona.

Fillimisht, një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim Ekonomik u nënshkrua nga Nënsekretari i SHBA Krach dhe Ministrja Shqiptare e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Pas nënshkrimit, në emër të Shteteve të Bashkuara, Nënsekretari falënderoi qeverinë shqiptare për kundërveprimin ndaj ndikimit keqdashës, për angazhimin e saj për sigurinë 5G dhe rrugën e pastër 5G, si dhe që është një partnere e vlefshme dhe udhëheqëse e rëndësishëm në këtë përpjekje.

Më pas, Nën Sekretari Krach dhe Kryeministri Rama dëshmuan nënshkrimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës midis qeverisë shqiptare dhe një prej kompanive më të njohura të inxhinierisë dhe ndërtimit në Amerikë, Bechtel. Ky hidrocentral do të ndihmojë vendin në përpjekjet e tij për të rritur kapacitetin e energjisë. Nën Sekretari Krach përshëndeti interesin e Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe shprehu besimin e tij se Bechtel do të ishte një partner i shkëlqyeshëm.

Gjatë gjithë vizitës së tij, Nënsekretari Krach vlerësoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe SHBA bazuar në vlera të përbashkëta dhe përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një demokraci të fortë për Shqipërinë, një demokraci e cila është ekonomikisht e zhvilluar, politikisht transparente dhe që i shërben interesave të të gjithë shqiptarëve. Në emër të SH.B.A., Nën Sekretari Krach falënderoi Shqipërinë që gjithmonë i është përgjigjur thirrjes së Aleancës dhe SH.B.A. dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë kudo që të jetë e mundur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.