Shembja e pallatit 14-katësh në Durrës ka sjellë dëme të shumta materiale në banesat që ndodheshin rreth tij. pamjet që po shikoni vijnë brenda një banese ku shihet qartë që xhamat e dritareve dhe të ballkonit janë thyer.
Në një prononcim për Dosja.al, banorët e kësaj zone shprehen se nuk u mor asnjë masë sigurie për qindra banesa rrethe qark pallatit.
“Asnje mase sigurie per qindra banesa rreth e qark. Nuk mjafton vetem lajmerimi per te dale nga banesat, po njerezit qe duhet te inspektojne per pasojat e mundshme ne rrezen e eksplozionit,”- shprehet njëri prej tyre.
Pallati u shemb në orën 16:00 të ditës së sotme, duke përdorur C4. Si pasojë e shpërthimit, mbeti edhe një oficer i FA-ve i plagosur.
