Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Macukulli shumë shpejt me rrugë të re, Xhaçka: Kemi bërë punë edhe në kohë të vështira

11:00 / October 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6dae506d d7cd 410f b980 8c90c8a94476
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Macukull prej 30 vitesh problemi kryesor i banorëve ka qenë rruga, e cila e ka izoluar zonën nga pjesa tjetër e bashkisë së Matit por edhe e vendit. Projekti i bashksië, së drejtuar prej një viti nga kryebashkiaku Agron Malaj shumë shpejt do t’i japë zgjidhje një prej shqetësimeve më të mëdha të banorëve. Rruga me gjatësi 9 km ka nisur të rehabilitohet.
Gjatë takimit me banorë të njësisë administrative Macukull, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së Partisë Socialiste për qarkun Dibër tha se pavarësisht kohëve të vështira të shkaktuara nga tërmetet apo pandemia, projektet në mbështetje të komunitetit kanë vijuar e do të shtohen edhe më shumë.

e25cae00 32d2 401d 8b0a eb17068ffb7e

 

30 vjet pa ndërhyrë, rehabilitohet rruga në Macukull. Xhaçka: Kemi bërë punë në kohë të vështira

Banorët e njësisë administrative Macukull në bashkinë e Matit shumë shpejt do të kenë një rrugë të rehabilituar. Në këtë aks nuk është ndërhyrë prej 30 vitesh , por rikonstruksioni I saj është bërë I mundur nën kujdesin e bashkisë së drejtuar nga kryetari Agron Malaj. Kjo rrugë pritet ta nxjerrë Macukullin nga izolimi, ndërsa shumë shpejt pritet që të bëhet edhe qendra shëndetësore.

Për të inspektuar punimet ishte në Macukull Ministrja e Mbrojtjhes Olta Xhaçka, në cilësinë e drejtueses politike të Partisë Socialiste për qarkun Dibër. E shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë Agron Malaj, Xhaçka u tha banorëve se qeveria u detyrohet shumë.

 

“Kemi bërë shumë punë në kohë të vështira si tërmet, pandemi etj., që na kanë ngadalësuar projektet për shkak të buxhetit të devijuar për këto situata, por që nuk na kanë frenuar të bëjmë më të mirën për qyetarët. Deri tani ia kemi dalë të shpëtojmë ekonominë e vendit pavarësisht ngjarjeve natyrore. Mandati i tretë do të jetë vijim i punëve që kemi nisur”, u shpreh Xhaçka.

Kryebashkiaku Malaj informoi banorët se krahas rrugës, shumë shpejt do të nis puna për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore të fshatit dhe rehabilitimit të ujësjellësit që do të përmirësojë furnizimin me ujë për 25 mijë banorë të Matit.

 

72240f63 85a5 4091 bae2 ac71d12dbac9

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.