Një ditë para kalimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë paralajmëruar se do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 16:00.
Mësohet se konferenca do të zhvillohet në ambientet e selisë e Partisë Demokratike. Në konferencë janë ftuar që të jenë prezentë edhe gazetarët.
Palët janë ende pa dakordësi për listat dhe koalicionet. PS miratoi në parim dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare qe vendosi braktisjen e mbledhjes. PD kërkon mosprekjen e koalicioneve dhe listat 100% të hapura, e po ashtu edhe ekspertizën e OSBE/ODIHR.
