Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish presidentit Meta, i cili i publikoi videon e para 20 viteve dhe e kërcënoi publikisht që të mos votojë nesër në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor.
Rama shkruan se edhe sot iu qëndron atyre fjalëve që ka thënë para 2 viteve, por sot sipas tij Meta duhet t’u thotë shqiptarëve se çfarë borxhi i kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë.
“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”, shkruan Rama.
