Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherri mes shitësve të dyshekëve për klientin. Rrëfimi: Ti do ikësh dhe ne do të vrasim

17:56 / October 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0EDFD337 2FBA 4276 8B3C 120B5C8EEFAE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka disa mënyra për të konkurruar, normalja është gara e ndershme. Por ka konkurrencë të paligjshme edhe përmes dhunës. Burimet e gazetës Si pohojnë se një 43 vjecar u vendos nën hetim pas sherrit me konkurrentin e tij. Të dy burrat sipas burimeve policore shesin dyshekë në rrugën Ferik Xhajko, në vendin e quajtur pranë Medresesë.
Burimet pohojnë se A.H u dyshua për konkurrencë të paligjshme qëlloi me grushte S.S vetëm pse në dyqanin e konkurrentit të tij hynin klientë. Në raport shërbimin e policisë shkruhet se të dy biznesmenët kërcënonin njëri-tjetrin, për falimentim të të ardhurave.
“A.H ka dyqan në këtë rrugë dhe afër tij një dyqan të tillë e ka edhe S.S që shet të njëjtin mall. A.H pretendon se pala tjetër i shkojnë shpesh në dyqan dhe i bëjnë presion se do ta falimentonin. Si biznes. Do të vijë dita që ti do ikësh dhe ne do të vrasim, i kanë thënë konkurrentit pala tjetër rivale në biznes.
I dyshuari justifikohet sipas burimeve të gazetës Si se kulmi i përplasjes është shënuar kur pala tjetër i vendosi duart në fyt dhe i kërkoi të largohej.
Por ndërkohë të kundërtën thekson S.S sipas të cilit, sapo në dyqanin e tij ka hyrë një klient A.H i ka kërkuar qytetarit të mos hynte në atë dyqan. “I tha klientit hajde bli tek dyqani im, e pieta pse veprove në atë mënyrë dhe mu përgjigj – sepse kalove në territorin tim. Ju përgjigja se territori është i bashkisë”.
Në debat e sipër të dy kanë humbur qetësinë dhe biznesmeni A.H ka vrapuar sipas kallzuesit të marrë një hekur, një veprim i cili është denoncuar menjëherë në sallën operative.
Policia shkruan “u krye kqyrja e S.S, ku vërehen dëmtime në pjesën e ballit, në krahun e majtë. Shtetasi deklaron se ka dhimbje tek dhëmbët , tek nofulla dhe qafa. Bluza e tij është e grisur tek pjesa e qafës”.
Policia përshkruan sipas burimeve të gazetës Si se nga kqyrja e Dvd pasqyrohet konflikti mes të dy shitësve të dyshekëve, njëri prej të cilëve sipas ekspertëve nga përplasja humbi aftësinë për punë në masën e nëntë ditëve.
Në të dhënat e veprimeve hetimore theksohet se kryerja gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit dhe dhunës është e dënueshme nga njëri deri në katër vjet. Ndaj njëri prej tyre do të përfundojë si i dyshuar për këtë vepër, ndërsa tjetri si viktimë e konkurrencës së paligjshme. / Gazeta Si

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.