Një qytetare i ka thënë Ramës se një mbyllje e dytë për shkak të virusit, do të ishte fatale për bizneset. Ndërsa kryeministri i përgjigjet se, mbyllja do të ishte e rëndë, por jo fatale. Rama shprehet se nuk sheh në horizont ndonjë mbyllje të dytë, por nëse të gjithë nuk bëjnë detyrat e tyre, mund të ndodhë, siç po ndodh në shumë vende të botës.
“Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur, por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.” tha Rama.
