Sot pritet të miratohen ndryshimet dhe Kodi i ri Zgjedhor.
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, u shpreh se kjo do të shkatërrojë standardet e zgjedhjeve kur loja ka filluar.
“Me atë që do të miratohet në parlament shkatërrohen standardet e zgjedhjeve kur loja ka filluar. Janë duke bërë edhe ndryshime që janë vetëm pazare për të ndihmuar Edi Ramën. Po shkelen edhe rekomandimet e ODIHR që ne i kemi miratuar në vitin 2009. Kjo nuk ndryshon fatin e PS, e cila humbet në vitin 2021”.
Por çfarë do të ndodhë me Këshillin Politik pasi Kodi të kalojë sot në Kuvend?
“Në 3 javët e fundit, Këshilli Politik u bllokua. Kishte vetëm një detyrë, të zbatonte marrëveshjen e 14 janarit. Këshilli Politik funksionon mbi konsensus, jo mbi mazhorancën. Nëse nuk ka konsensus, hapi tjetër është t’ia dërgojmë opinionin ODIHR-it”, tha ai për A2.
