Mjaft i ashpër kryeministri Edi Rama sot në Kuvend ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta duke e akuzuar këtë të fundit se takohet “skutave me viktimat e OFL-së, që gjenden nga cepat nga kreu i shtetit. Ilir Meta po flet me gjuhën e viktimave të OFL”.
Ai ka sulmuar dhe partitë e tjera, duke shigjetuar LSI-në se janë grupe shantazhierësh që kanë shqyer më shumë se partitë e mëdha plaçkën shtet.
“Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh e interesi kap ça të kapësh, partitë e vogla janë ato që kanë shqyer më shumë se të mëdhatë, se PS e PD plaçkën shtet. Partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në Parlament për të kapura një ministri e për ta bërë degë të thesarit jo të partisë, se nuik kanë parti, po të atij që ka vulën. kjo është e vërteta.
Por fakti që kanë qenë të tilla deri më sot nuk do të thotë që as pengohen e as që të mos jenë ndryshe nesër. Ama kjo është bindja ime. Unë e di ça doni ju, e di ca do Ilir Meta. Ju doni që të mblidhni njerëz rrugës pa pyetur fare se ca mund të bëjën këta për popullin e të thoni turu vëlla, bleji , kapi lidhi mblidhi silli e pastaj të vij kush të vijë këtu për të bërë të njëjtën gjë.
Më vjen shumë mirë që buzëqeshni sepse e dini dhe vetë, prandaj rroftë maska që të paktën të buzëqeshini nën maskë. Sa për diktaturën, diktatorët po ju them që jo diktator e autokrat po sikur thjesht dhe vetëm të isha pak sa Saliu ata që janë jashtë nuk kishin shans të uleshin në tavolinë e të dëgjoheshin e të këshilloheshin e të firmosnim marrëveshje e të vinim këtu tu bënim votat”, tha Rama.
Ai ka sulmuar ehde Partinë Demokratike duke thënë se refuzuan një figurë si Ilir Rusmajli, ish zv.kryeministër i Sali Berishës. “Tu çonim Erion Braçen për ta bërë kryetar komisioni të zgjedhjeve dhe të na refuzonin. I kemi çuar Ilir Rusmajlin për të bërë kryetar KQZ, kanë refuzuar zv.kryueministrin e Sali Berishës. E imagjinoni ju të çonte Saliu Erion Braçen”, tha ai.
