Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore, votojnë mbi 3 milionë shqiptarë

14:55 / October 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtori 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme ka publikuar sot ekstraktin e parë listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili tha mes të tjerash se nga të dhënat paraprake rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas, prej të cilëve 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Deklarata e plotë e drejtorit të Përgjithshëm i Gjendjes Civile:
Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.

Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun.

Duke nisur nga data 7 Tetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të para të zgjedhësve.

Listat zgjedhore me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, deri në gjenerimin dhe printimin e listës përfundimtare të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania dhe pranë çdo mjedisi ku listat do të jenë të afishuara nga bashkitë përkatëse.

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected])

Ministria e Brendshme dhe DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.