Anëtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Elona Toro u konfirmua në detyrë në qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Vendimi u mor me shumicë votash, duke lënë të pritshëm apelimin nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit apo Komisioneri Publik.Rivlerësimin e ka kërkuar Komisioneri Publik, të bërë kështu që znj. Toro të mos e këtë të sigurt vijimin e detyrës në sistemin e drejtësisë.
Në fakt, çdo apelim i vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka çuar më pas në shkarkimin e subjektit të vlerësuar.
Në arsyetimin e vendimit, Komisioneri Publik, ka konstatuar se përfundimet e arritura nga KPK, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.
Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të rihapë hetimin gjyqësor, pasi vlerëson se znj. Toro, në gjendjen që janë aktet, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Toro është një prej gjyqtarëve të Apelit që ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, një nga çështjet më të rëndësishme të viteve të fundit.
