Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor këtë javë për të prezantuar raportin vjetor për BP6 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve.
Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Tiranë bën të ditur se Varhelyi do të jetë të mërkurën në Shqipëri ku do të flasë në Parlament dhe do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu është parashikuar që ai të takojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe trupat e vetingut.
