Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohen të dhënat/ Ja cili ishte qyteti më i pasur shqiptar pas Tiranës dhe sa lekë shpenzoi një familje në muaj

14:06 / October 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 d6edba0cee73ba2d1eb4ae34b625981d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Tiranës, qarku i Korçës ka qenë më i pasuri, pasi raportohet se ka pasur më shumë shpenzime nga familjet në atë zonë. 

Korça zhvendosi Durrësin, i cili më 2018 renditej i dyti pas Tiranës për nivelin e lartë të jetesës, por tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë ekonominë e qarkut.

Ndërsa në Qarkun e Dibrës dhe të Elbasanit u raportuan konsumi më i ulët në vend e për rrjedhojë shpenzimet më të ulëta nga buxhetet e tyre mujore vitin e kaluar, duke ruajtur të njëjtën renditje në raport me vitin 2018.

Të dhënat i referohen Anketës së Buxhetit të familjeve që publikoi sot INSTAT.

Në vitin 2019, Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në Qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj.

Qarqet me shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas Qarkut të Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje.

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë Qarku i Dibrës me 67.805 dhe ai i Elbasanit me 68.903 lekë në muaj për familje.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Dibrës me 12,3%, ndjekur nga qarku i Fierit me 9,2%.

Qarqet që kanë pësuar ulje të shpenzimeve për konsum janë: Durrësi me 1,6% dhe Vlora me 0,5%.

Ku shkuan më shumë shpenzimet

Në 2019, në familje të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera.

Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të Familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në Familje të përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë, në varësi, pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2019 u krye nga INSTAT gjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.360 familjesh. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.235 familje të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Nga 2027 bileta elektronike në autobusë, lëvizja e tyre do të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps

14:10 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.