Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje të reja nga zhdukja e të rinjve në Malësi të Madhe, konflikti nisi për…

14:44 / October 6, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Malesi e Madhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dhe dëshmitë janë zbardhur rreth ngjarjes së ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe ku rezultojnë të humbur tre personave mes të cilëve dy dyshohen si të vrarë dhe të zhdukur, shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Autor i dyshuar i vrasjes dhe zhdukjes së tyre dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj. Në tre tetor ditën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja të tre shtetasit kanë shkuar në Bajzë të Malësisë së Madhe ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.

Tek lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet kanë rrahur personin tjetër Danjel Pepaj duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogram canabis sattiva duke dyshuar se e ka korrur pa iu treguar atyre dyve.

Në dëshminë e tij vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit. “Kur kam dëgjuar se po bërtistin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar vëllai i Vilson Çutaj.

Pas presioneve në Bajzë policia ka dyshime të forta se shtetasi Danjel Pepaj i ka thënë dy të tjerëve se do t’ua gjente ai mallin prej 20 kilogramësh të hashashit ndërsa janë nisur drejt fshatit Vrith në Malësinë e Madhe. Në mal dyshohet se tek vendi ku mund të ketë patur drogën të fshehur ka qenë edhe arma me të cilën dyshohet se ka vrarë të dy shtetasit dhe më pas dyshohet se ka zhdukur trupat e pa jetë.

Vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj ka deklaruar në dëshminë e tij se ai vetë ka qëndruar poshtë tek lokali në Vrith për t’i pritur të vëllanë dhe dy të tjerët. “Nga Bajza kemi shkuar të katërt drejt Vrithit. Unë kam qëndruar tek lokali ndërsa vëllai dhe dy të tjerët kanë shkuar në drejtim të malit për të sqaruar konfilktin mes tyre. Nuk e kam idenë se për çfarë konflikti bëhet fjalë”.

Ndërkohë pas pak orësh banorët kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Deri më tani kjo pjesë ka dy versione pasi disa janë shprehur se kanë dëgjuar të shtëna automatiku ndërsa disa të tjerë thonë se kanë dëgjuar disa lloje të shtënash nga armë të ndryshme. Policia beson se ka patur vetëm dy të shtëna automatiku dhe jo më shumë.

Ndryshe nga banorët vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj ka deklaruar në dëshminë e tij se “unë nuk kam dëgjuar krisma armësh pasi kam qenë në lokal por jam shqetësuar sepse vëllai dhe dy të tjerët u vonuan dhe kam lajmëruar policinë”.

Babai i Danjel Pepaj, shtetasi Rrok Pepaj ka deklaruar në dëshminë e tij për policinë se djali i tij prej dy javësh nuk ndodhej fare në Shqipëri sepse sipas tij kishte shkuar për të punuar në Malin e Zi. Këtë pretendim e rrëzon poshtë vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj i cili ka treguar se në tre tetor kanë qenë të katërt tek lokali në Bajzë dhe më pas kanë shkuar drejt Vrithit ndërsa e kanë parë Danjelin edhe banorë të tjerë.

Po nga burimet pranë banorëve shtetasi Danjel Pepaj është parë me armë në fshatin Zagorë, një fshat rruga e të cilit lidhet në këmbë me pjesën malore ku kanë qenë tre shtetasit. Brenda 12 orësh nga ngjarja policia dyshon se Danjel Pepaj është arratisur drejt shtetit fqinj të Malit të Zi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë ndërsa vijojnë kërkimet nga familjarët dhe efektivët në gjithë zonën malore për gjetjen e trupave të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj që mendohen si të vrarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.