Në një takim elektoral të ditëve të fundit në Tiranë, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ngriti një pyetje: pse kryetari i PD, Lulzim Basha, i mbyll me nxitim protestat, pasi merr ndonjë dhuratë nga firmat koncensionare?
Rasti të cilit duket se i referohet edhe Veliaj është protesta e Astir-it, për ndërtimin e Unazës së Madhe. Përse u mbyll atje protesta, pyeti Veliaj, menjëherë pasi Lulzim Basha mori dhuratë një makinë prej 130 mijë Euro nga firma “Viktoria Invest”?
Akuza mbi dhuratën e makinës nga kompania Viktoria Invest për Bashën, në kulmin e protestave të PD kundër projektit të Unazës së Madhe, u bë fillimisht në Parlament nga deputeti i PS, Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit, Balla paraqiti dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest
Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.
Duke vijuar më tej, me një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, shkon me një vlerë deri në 214.900 Euro.





