Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klodiana Lala zbulon dy dosjet më të nxehta të SPAK, paralajmëron ‘tronditje’ në nivele shtetërore: Ja kush është një nga ‘peshqit e mëdhenj’

21:38 / October 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë televizive është shprehur se fillimisht kishte pritshmëri për SPAK, nisur nga fakti se ishte nën tutelën e ndërkombëtarëve.

“Fillimisht kisha një lloj pritshmërie. Pastaj konstatova: Sado t’i financosh ata, së pari lidhet me integritetin. A kemi dërguar njerëzit që kanë genin dhe guximin për t’u përballur me krimin? Unë dyshoj,” tha ajo.

Më pas ajo u mor me dosjet që janë shkatërruar nga SPAK, mes tyre edhe ajo për manipulimet zgjedhore.

“Bundestagu gjerman tha se duhet të dënohen ata që kanë vjedhur vota. Çfarë bëri SPAK? Arrestoi dy komisionerë të vdekur. E di se çfarë më trishtoi? Unë e kam mësuar krejt rastësisht lajmin nga një djalë nga ajo zonë, që më tha se për dy emra që keni nxjerrë, unë kam marrë pjesë në varrim,” tha Lala.

Por cilat janë dosjet e nxehta, hetimi me sukses i të cilave do quhej arritje e madhe për SPAK?

“SPAK ka në dorë një prej dosjeve më të nxehta: atë të inceneratorëve. Nëse do të hetojë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, por unë dyshoj që aty është një përfshirje të madhe shtetërore. Kjo është një prej dosjeve që SPAK mund të na provojë se është duke bërë punën. Një dosje tjetër e nxehtë, por për të cilën unë nuk kam shumë besim, është ajo e Teatrit Kombëtar,” tha Lala.

Sipas saj, situata e krimit është shpërthyese, sidomos në qytete si Elbasani, Durrësi, Vlora apo Tirana.

“Dari konsiderohet një ndër peshqit e mëdhenj, një ndër personazhet më të mëdhenj të kokainës,” tha ajo.

“Këta kriminelë do të ushtrojnë influencën e tyre në zgjedhje,” paralajmëroi Lala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.