Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të na kërkojë falje”/ Rama: Shqipëria notë verbale Serbisë për deklaratat e Vulin! Reagon ministri serb: Asgjë e re, ti kërko ndjesë që mbështet vrasësit e UÇK

00:00 / October 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vulin e vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do t’i dërgojë një notë verbale Serbisë për deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili akuzoi se Shqipëria “po tenton krijimin e Shqiperisë se madhe.”

“Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka vazhduar procesin, ambasadori serb është thirrur ose do të thirret për të informuar shtetin serb se asnjë gojë e shfrenuar në qeverinë serbe nuk mund të dëmtojë qeverinë shqiptare ose figurën e ministrit apo kryeministrit shqiptar”, deklaroi Rama paraditen e sotme.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë nuk është pritur mirë nga Vulin, i cili nuk e ka kursyer një përgjigje. 

“Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” shtoi ai.

I gjithë ky debat me akuza të ashpra nga ana e ministrit serb vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverisë, Shqipëri-Kosovë, se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës. Për Vulin, ky është një tregues se Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

falje Rama vulin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.