Një automjet i parkuar është djegur gjatë natës në lagjen nr.3 të Pogradecit.
Mësohet se rreth orës 04.30 mjeti tip BMW X6 në pronësi të një firme private është shkrumbuar, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
