Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi makina me të cilin udhëtonte është përplasur.
Sipas burimeve zyrtare makina “Audi” ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku për pasojë ka humbur tragjikisht jetën pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç.
Por News 24 bën të ditur se në mjet janë gjetur disa sende si maska e doreza dhe rezultonte se mjeti ishte i vjedhur. Dyshohet se mund të ketë qenë për ndonjë grabitje.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
