Në një billboard pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës shfaqet fotoja e presidentit Donald Trump.
Kosova i uron shërim të shpejtë presidentit amerikan i cili prej disa ditësh është infektuar me Covid-19.
Në të shkruhet: The people of Kosovo wishes the President health and a swift recovery.
Ky gjest ndaj presidentit Trump vjen pas marrëveshjes ekonomike së firmosur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
Fotoja është publikuar nga Naim Murseli me anë të një statusi në Twitter.

