Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të ndërmarra veç pak muaj para 25 prillit, kanë sjellë një përçarje të madhe në selinë blu.
Pas shumë rasteve të denoncuar, i fundit është ai i Zamira Mernicës e cila ka qenë e listuar si kandidate në zgjedhjet e vitit 2017 dhe refuzoi të marrë mandatin e deputetes.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo ka demaskuar zgjedhjet e Bashës duke i cilësuar si të ndikuar nga miq, famijarë dhe njerëz të dashur.


