Nesër në orën 10:00 deri në 18:00 anëtarët e Partisë Demokratike Dega Fier, do të zgjedhin kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Për 16 mandate që ka qarku Fier në garën brenda selisë blu do të jenë 22 emra.
Në listë, vihet re mungesa e dy emrave të njohur të PD-së, siç është ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili është tejet aktiv si dhe ish-ministri Genc Pollo.
Kjo lënie jashtë listës së Fierit nuk do të thotë domosdoshmërisht përjashtim, pasi mund të ndodhë si në rastin e ish-deputetit vlonjat Agron Shehaj, i cili u “largua” nga vendlindja për të garuar në Tiranë apo dhe rasti i Nokës i cili nga Kukësi do vendoset në kryeqytet.
Priten surpriza se në cilat degë do të jenë si Alibeaj dhe Pollo, ky i fundit me merita të madha në PD, pasi ka marrë pjesë në themelimin e saj.
Njoftimi i PD Dega Fier:
