Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi në një deklaratë për mediat u shpreh se përsa kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet paszgjedhore atëherë nuk përbëjnë problem.
“Duhet të ngremë një program për Ballkanin Perëndimor. Besoj që pas 4-5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon. Kemi folur me kryeministrin dhe për progres raportin. Në veçanti me ato që kanë të bëjnë me përfundimet e këshillit, ka akoma punë për tu përforëcuar. Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Përsa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për 5 qershorin ajo ishte shumë e rëndësishme dhe të gjitha palët” – tha Varhelyi.
